Çfarë ndodh nëse konsumoni çdo ditë peshk

Ilma Lamçe

A është e shëndetshme të hamë çdo ditë peshk? Mjekët aktualisht rekomandojnë të hahet peshk 2-3 herë në javë në mënyrë që të përfitohen më së miri vlerat ushqyese. Por duhet të keni kujdes nga rreziku i helmimit nga mërkuri. Por, përveç një rreziku të vogël, peshku është vërtet i mirë për ju. Nga ana tjetër, helmimi nga merkuri shkakton çrregullime neurodegjenerative.

Siç e thamë, shqetësimi më i madh nëse hamë shumë peshk është helmimi nga mërkuri. Mërkuri është një substancë e natyrshme dhe nuk është problematike në sasi të vogla. Megjithatë, në sasi të mëdha mund të çojë në simptoma shqetësuese që prekin fëmijët (të lindur dhe të palindur) më së shumti. Helmimi akut i mërkurit mund të çojë në defiçite të përhershme neurologjike, duke përfshirë vonesat në zhvillim të fëmijëve.
Për fat të keq, çrregullimet neurologjike te fëmijët nga mërkuri janë zakonisht të përhershme. Të rriturit kanë të ngjarë të zhvillojnë simptoma të përkohshme.

Në përgjithësi, peshqit e mëdhenj grabitqarë kanë nivele më të larta të mërkurit, sepse ushqehen shumë me peshq të vegjël të cilët kanë një nivel më të ulët. Ata gjithashtu jetojnë më gjatë, ku mërkuri vazhdon të grumbullohet. 

Peshqit që përmbajnë sasi të ulët të mërkurit janë: salmon, karkaleca, mustak, tilapia, fiston, oysters, harengë, sardelet dhe troftë. Peshqit që përmbajnë sasi të larta të mërkurit janë: peshk shpatë, skumbri mbretëror, peshkaqen.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?