Çfarë ndodh nëse u thoni fëmijëve se ushqimet u bëjnë mirë?

T’u thuash fëmijëve se karrota i ndihmon të shohin në errësirë i ka inkurajuar ata që të hanë shëndetshëm. Ose të paktën kështu mendojnë prindërit.

femije mamiPor sipas një studimi, këto mesazhe kanë efektin e kundërt: nëse i thua një fëmije se një ushqim është i mirë për ta, ata e hanë më pak.

Shkencëtarët u lexuan një histori fëmijëve të moshës 3-5 vjeç rreth një vajze që hëngri karrota. Grupit të parë iu tha se karrota e bëri vajzën të fortë dhe e ndihmoi të mësonte të numëronte, ndërsa grupit të dytë nuk iu tha kjo gjë. Më pas fëmijëve iu ofruan karrota. Atyre që nuk iu dha asnjë mesazh për të mirat shëndetësore të karrotës, çuditërisht hëngrën më shumë.

Kjo për shkak se informacioni i dhënë se diçka është e shëndetshme, u ngre dyshimet se mund të ketë shije të keqe, ndaj është më mirë nëse thjesht serviruani ushqimin pa shumë komente.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"