Çfarë nuk dini rreth humbjes së peshës

Niveli i energjisë do të rritet: nxitja e madhe e energjisë është një nga të parat gjëra që venë re njerëzit pasi humbasin peshë. Humbja e kileve te tepërta përmirëson efikasitetin e oksigjenit prandaj do ta keni më të thjeshtë procesin e frymëmarrjes nëse nxitoni për të kapur autobusin ose për të kryer veprime të tjera.

humbje pesh esPërmirësi i kujtesës:  sipas një studimi të fundit gratë e moshuara kishin kujtesë më të mirë pas një plani për humben e peshës. Skanimet e trupit treguan se truri bëhet më aktiv.

Rreziku për tu prekur nga kanceri reduktohet: pirja e duhanit, ekspozimi në diell mund të shkaktojë kancer. Edhe kilet e tepërta ndikojnë në rritjen e rrezikut për tu prekur nga kjo sëmundje pasi të jesh mbi peshë shkakton inflamacion dhe ndryshime qelizore brenda trupit. Duke humbur vetëm 5 % të peshës trupore, ky rrezik reduktohet.

Shija e ushqimeve mund të ndryshojë: sipas një studimi të Universitetit Stanford 87 % e pacientëve kan raportuar ndryshim të shijes pas humbjes së peshës. ¾ e pacientëve pësuan një antipati për ushqime që më parë i preferonin, duke përfshiorë këtu produkte të mishit dhe qumështit.

Mund të pësoni varje të lëkurës: një humbje e menjëhershme e peshës mund t’ju shkaktojë varje të lëkurës. Kështu ju mund të ndjeheni të zhgënjyer me trupin e ri.

Shëndeti i syve do të përmirësohet: nëse trupi ka përqindje të larta yndyre, syri është i predispozuar të ketë shikim më të dobët pasi niveli i yndyrës ndikon në gjendjen e retinës./Health magazine/Përgatiti: Elena Beta. 

Postime të ngjashme

Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Vitamina K: Thelbësore për shëndetin e kockave, ja ushqimet që e përmbajnë dhe efektet anësore të saj
Studim: Mos e teproni me konsumimin e vezëve, ja sa vezë në javë duhet të konsumoni
Sallata jeshile dhe përfitimet e pafundme shëndetësore që përftoni nëse e konsumoni çdo ditë
Çaj kamomili me qumësht, mjaltë dhe kanellë: Ja vlerat ushqyese në organizëm