Çfarë po jua shkakton dhimbjet e kokës?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Një tjetër migrenë. Edhe migrena që ndodhin me vetëm me raste do ju bëjnë të pyesni veten: Pse mua? Në mënyrë që të gjeni përgjigje për këtë pyetje, kontrolloni indeksin e masës trupore (BMI), sugjeron një studim i ri në neurologji që zbuloi se obeziteti lidhet me migrenat e çdo frekuence.

Migrenat episodike, që ndodhin më pak se 15 ditë në muaj, prekin rreth 10 – 15 % të popullsisë. Në studim, ku morën pjesë mbi 3,800 persona, studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins zbuluan se personat obezë kishin 81% më shumë gjasa që të përjetonin migrena episodike të çdo lloj frekuence dhe deri në 89% më shumë gjasa për migrenat e frekuencës së ulët, krahasuar me pjesmarrësit me peshë të shëndetshme.

Mendoni se disa migrena në muaj nuk janë mjaftueshëm që t’ju bëjnë të filloni të pëpiqeni të arrini një peshë të shëndetshme? Mendohuni përsëri.

“Sa më të shpeshta të jenë dhimbjet e kokës, aq më i madh është risku për të kaluar nga migrena episodike në migrena kronike. Koha kur doktorët duhet të diskutojnë  lidhjen mes migrenës dhe obezitetit është kur pacientët kanë migrena episodike, jo kronike, në mënyrë që ata t’i kushtojnë vëmendje ilaçeve që përshkruajnë e që mund të ndikojnë në peshën e tyre”, u shpreh autori i studimit B. Lee Peterlin.

Studimi zbuloi gjithashtu dhe se lidhja mes migrenave episodike është më e fortë tek pjesmarrësit poshtë moshës 50 vjeçe. Arsyeja mbetet ende një mister (përveç teorisë së estrogjenit), studiuesit janë më të sigurtë rreth efekteve që humbja e peshës ka në ato dhimbje koke.

“Studimet kanë treguar se ushtrimet aerobike 3 ditë në javë lidhen me një reduktim të frekuencës së dhimbjeve të kokës”, tha dr. Peterlin.

Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?