Përgatiti: Elena Beta
Edhe pse arsyet nuk janë gjithmonë të qarta, disa gra përjetojnë dhimbje në bark gjatë apo pas orgazmës. Kjo ndodh nga kontraktimi i muskujve të legenit gjatë orgazmës.
Ndryshimet hormonale mund të luajnë një rol të rëndësishëm gjithashtu. Hulumtimet kanë treguar një lidhje midis përdorimit të pilulave kontraceptive që përmbajnë sasi më të ulët të estrogjenit (më pak se 20 mikrogram) dhe dhimbjeve gjatë orgazmës.
Disa gra fillojë të kenë dhimbje të legenit gjatë seksit kur prodhimi i estrogjenit është në rënie gjatë menopauzës.
Nëse përdorni një anti-inflamator para kryerjes së marrëdhënieve seksuale mund të lehtësoni pak dhimbjet. Terapia e fizike për trajtimin e legenit është një tjetër alternativë.
Ju gjithashtu duhet të konsultoheni me mjekun për t’u siguruar që nuk keni ndonjë problem të rëndë gjinekologjik, i cili mund të jetë edhe shkaktari i dhimbjes, të tilla si një kist ovarian, endometrioza, ose një infeksion.
Burimi: http://news.health.com/


