Çfarë të hani dhe të mos hani në stinën e verës

Stina  e verës është periudha në të cilën duhet të kujdesemi shumë për shëndetin dhe produktet që konsumojmë. Nutricientët ju japin disa këshilla rreth ushqimeve më të mira që duhet të konsumoni dhe atyre që ju dëmtojnë. Ja cilat janë ato!

Kafja: Përmban antioksidantë dhe tanine të cilët ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe zhbllokimin e arterieve. Po ashtu këta përbërës janë të dobishëm për melçinë, një filxhan në ditë largon rrezikun cirrozës në 20 për qind, ndërsa 4 filxhanë në ditë reduktojnë këtë rrezik në 80 për qind.

Farat e pjekura: Pavarësisht nga rritja e kostos së jetesës dhe komoditetit, farat e pjekura janë akoma në çmime të ulëta dhe gjithmonë janë konsideruar si tepër të dobishme për zemrën. Por ato zakonisht fryjnë stomakun me gazra, prandaj kujdes, nëse nuk doni bark të fryrë duhet t’i evitoni.

Akullorja: Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7 grame akullore kanë  114 klalori dhe ndërsa 6 gramë yndyrë përmbajnë 11 kalori.

Buka e bardhë: Shpesh thuhet se mielli i pasitur është më i mirë për organizmin, por në fakt mielli i bukës së bardhë është i pasur me kalcium dhe hekur, vitaminë B1 dhe naicinë. Pra buka e bardhë është me pak e pasur ne fibra, çka do të thotë se pjesa më e madhe e kalciumit është e thithur. Ju mund të vazhdoni të konsumoni bukë të zezë, por buka e bardhë ka me shumë vlera ushqyese.

Burimi: Healthyfood / shëndeti.com.a

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje