Çfarë thonë njerëzit para se të vdesin?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një grup infermieresh që kujdesen për pacientët me sëmundje të rënda kanë zbuluar disa nga fjalët e fundit prekëse të pacientëve para se ata të vdesin, si pendimet, frikërat dhe shenja të parajsës.

Infermieret e kujdesit paliativ Macmillan në Spitalin Universitar “Royal Stoke” në Staffordshire thonë se pacientët shpesh dëshirojnë të shohin kafshët e tyre shtëpiake për herë të fundit, ndërsa të tjerë thjesht kërkojnë një filxhan çaj.

Një infermiere përshkruan një rast ku një çift të moshuarish, të dy me sëmundje të rëndë, i kërkuan t’u afronin shtretërit pranë njëri-tjetrit që të kishin mundësi të kapeshin nga duart. Ata ndërruan jetë brenda 10 ditësh pas njëri-tjetrit.

Ka nga ata pacientë që thonë se jeta e tyre ishte shumë e shkurtër dhe janë penduar që nuk e kanë shfrytëzuar ashtu siç duhet. Studime të mëparshme nga Universiteti i Karolinës së Veriut kanë zbuluar se pacientët me sëmundje të rëndë janë më optimistë seç mund të pritej, madje u kërkojnë familjarëve të mos mërziten.

Në një video të postuar nga BBC, të titulluar “Çfarë thonë njerëzit para se të vdesin?”, infermieret shtojnë se është e mundur të kesh “një vdekje të qetë” dhe shpjegojnë përse njerëzit nuk duhet t’i frikësohen vdekjes.


Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?