Çfarë tregojnë dhimbjet e forta gjatë ciklit menstrual?

Përshtati në shqip: Blertina Koka 

Lajme të këqija për gratë që kanë dhimbje të forta gjatë kësaj periudhe të muajit – tregon se do të keni një lindje edhe më të dhimbshme.

Po, është e vërtetë, sa më therëse të jenë dhimbjet gjatë ciklit, aq më torturuese do të jenë kur të lindni fëmijë.

Sipas dr. Dasha Fielder, mjeke në klinikën mjekësore Bondi në Australi, fazat e para të dhimbjeve të lindjes do të jenë të njëjta me ato të periodave. Dhimbjet do të përkeqësohen edhe më shumë derisa fëmija të lindë.

Kjo do të thotë, nëse keni shumë dhimbje çdo muaj, atëherë do të keni edhe më shumë dhimbje kur të vendoseni të bëheni me fëmijë.

Dhimbjet nuk shkaktohen vetëm për arsye të shkarkimit në muret e mitrës. Zgjerimi i qafës së mitrës gjithashtu shkakton dhimbje të forta tek një grua.

Gjatë ditëve të ciklit menstrual, qafa e mitrës zgjerohet me 1 cm për t’i dhënë mundësi trupit që të çlirohet.

Disa gra mund të mos e ndiejnë këtë, ashtu siç ka të tjera që duhet t’i përballojnë ato çdo muaj.

Ka shumë nerva tek qafa e mitrës, nga vjen edhe dhimbja.

Prandaj, nëse keni dhimbje me 1 cm zgjerim, imagjinoni çfarë duhet të përjetoni nga 10 cm zgjerim që duhet për lindjen e fëmijës.

Fazat e para të dhimbjeve të lindjes, ku qafa e mitrës shkon nga zero në 5 cm në diametër, janë shumë, shumë të ngjashme me dhimbjet e cikli”, shton dr. Fielder

Megjithatë, duhet theksuar se përjetimet e dhimbjeve si gjatë ciklit menstrual ashtu edhe gjatë lindjes nuk janë asnjëherë të njëjta nga një femër në tjetrën.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?