“Check-up falas”, zgjatet kufiri i moshës. A është ky një tregues i dështimit?

Ministria e Shëndetësisë merr papritur vendimin të zgjasë kufirin e moshës për personat që mund të bëjnë check-up falas.

Ilir Beqaj

Me një vendim të botuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka zgjeruar bazën e përfituesve nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç, të cilët mund të kryejnë të gjitha analizat mjekësore pranë qendrave shëndetësore.

Pavarësisht se deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk e ka pranuar, kontrollet nga qytetarët kanë qenë shumë më të ulëta seç ishin planifikuar. Ndërkohë që kompanisë koncesionare i është garantuar pagesa për 475 mijë kontrolle në vit, “Gazeta Sot” pretendon se disponon shifra reale që vërtetojnë se përmbushja e planit mbi kontrollet brenda një viti është shumë larg.

Mosrealizimi i kuotës së përcaktuar në kontratë do të thotë një përfitim për një punë të pakryer nga kompania, ndaj si manovër mund të jetë parë zgjerimi i kufirit të moshës.

Ky ndryshim i beftë në kufirin e moshës ngre dyshime të forta për dështimin e këtij koncesioni të akuzuar nga opozita dhe mediat si një aferë e dyshimtë dhe korruptive./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm