“Check-up”-i, gabimet që po shkaktojnë kaos

Denisa Canameti

Depistimi i popullatës, nëpërmjet kontrollit falas për moshën 40-65 vjeç, vazhdon ende. Ky kontroll i përgjithshëm përfshin një sërë ekzaminimesh e midis tyre dhe EKG-në e zemrës.

ekg zemraMjekët kardiologë shprehin shqetësimin për mënyrën sesi po kryhet kjo EKG. Sipas tyre, mjeku që merret me bërjen e EKG-së dhe leximin e saj është mjeku kardiolog.

Mjeku i familjes, ashtu siç është përcaktuar, nuk di që ta lexojë një EKG-në, sepse nuk është i specializuar për atë gjë.

“Na vijnë pacientët me EKG në dorë, EKG që i lexon vetë aparati. Nga 30 pacientë në ditë, 20 prej tyre vijnë të alarmuar, sepse aparatura u ka treguar që kanë rrezik për infarkt. Një gjë e tillë po na shton raste të shumta çdo ditë”, thotë për “Shëndet+” një nga mjeket kardiologe, në derën e së cilës qëndrojnë njerëz pa fund.

Mjekja shpjegon se alarmi është fals. “Është kardiologu që interpreton EKG-në, – thotë ajo. Aparatura në një luhatje të zemrës, që ne mjekët e quajmë normale, mund ta shkruajë si infarkt, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Është një alarm fals që thjesht ka rritur fluksin për tek mjeku kardiolog, por që në të vërtetë njerëzit nuk kanë pse shqetësohen”, shprehet mjekja teksa thotë që vetëm mjeku specialist mund të japë interpretimin nëse bëhet fjalë për një rrezik infarkti apo jo.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim