Kryefaqja Lajm kryesor Cigaret elektronike po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

Cigaret elektronike po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

A janë cigaret elektronike më pak të dëmshme se sa ato të zakonshmet që përmbajnë duhan? Të paktën nga pikëpamja kardiovaskulare, përgjigjja është “jo”. Sipas një studimi, cigaret elektronike kanë të njëjtin potencial dëmi si edhe cigaret tradicionale.

Pavarësisht mendimit se cigaret elektronike janë më të sigurta se duhani, në fakt të dhënat tregojnë ndryshe.

Pas shtimit të problemeve në mushkëri, që disa studiues i kanë lidhur me produktet vaping (shishat) dhe cigaret elektronike, dy studime të reja të prezantuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës theksuan më tej efektet potenciale negative të cigareve elektronike në shëndet.

Dy studimet testuan efektet e cigareve elektronike në shëndetin kardiovaskular. Rezultoi se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme apo më shumë se sa cigaret e zakonshme. (Gjithsesi, studime më të thella duhen për ta vërtetuar plotësisht një gjë të tillë).

Autore e studimit është dr. Sana Majid, studiuese postdoktorale  në biologjinë vaskulare pranë Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Bostonit në Masaçusets. Ajo studioi kolesterolin, trigliceridet dhe nivelet e glukozës tek përdoruesit e cigareve.

Ndërsa dr. Florian Rader, drejtor mjekësor i Laboratorit të Fiziologjisë së Njeriut dhe asistent drejtor i Laboratorit jo – invaziv në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, studioi rrjedhën e gjakut në zemër.

Dr. Majid dhe grupi i saj krahasuan shenjues të shëndetit kardiovaskular në të rritur të shëndetshëm që përdornin cigare normale, të rritur që përdornin cigaret elektronike, të rritur të shëndetshëm që nuk pinin duhan dhe të rritur që përdornin edhe cigare të zakonshme edhe ato elektronike.

“Megjithëse  ofruesit e kujdesit shëndetësor parësor dhe pacientët mund të mendojnë që përdorimi i cigareve elektronike është më i mirë për shëndetin, studimi ynë tregon se përdorimi i cigareve elektronike është i lidhur me ndryshimet në nivelet e kolesterolit” u shpreh dr Majid.

Në studimin e dytë dr. Rader dhe kolegët e tij testuan rrjedhjen e gjakut në zemër në 19 të rritur të moshave 24 – 32 vjeç para dhe pas përdorimit të cigareve elektronike apo të zakonshme. Më specifikisht ata vëzhguan funksionin koronaro – vaskular të pjesmarrësve duke përdorur skanerat ekokardiografikë me kontrast (MCE).

Studiuesit e përdorën skanerin kur pjesëmarrësit po pushonin dhe pas një stimulimi stresi fizik me ushtrime shtrëngimi dore.

Dr. Rader raporton se “Në duhanpirësit që përdorin cigaret tradicionale, rrjedhja e gjakut u rrit shumë pak, pas përdorimit të cigareve dhe pastaj u ul me ushtrimin pasues. Ndërsa në ata që përdorën cigaret elektronike rrjedhja e gjakut u ul edhe pas frymëmarrjes së qetë dhe pas ushtrimeve pasuese”.

 Burimi: Medical News Today                                 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here