Cigarja rrit rrezikun e përhapjes së COVID-19! Ja shteti që e ka ndaluar në ambientet publike

Gazetare: Klevisa GJIKA

Cigarja përbën një rrezik të madh për përhapjen e koronavirusit. Galacia e Spanjës bëhet vendi i parë që e ndalon tymosjen, madje edhe vende të tjera po e shohin me sy pozitiv këtë masë të marrë, në mënyrë që të shmanget sa më shumë të jetë e mundur përhapja e mëtejshme e COVID-19.

Më saktësisht, në këtë vend të Spanjës ndalohet pirja e duhanit në rrugë dhe vende publike, si restorante dhe bare, nëse distancimi fizik nuk është i mundur. Sipas mjekëve, duhanpirësit kanë më shumë të ngjarë të marrin infeksione të frymëmarrjes dhe të zhvillojnë komplikacione, si pneumonia në një fazë të zhvilluar.

BBC shkruan se kjo masë e re u njoftua që ditën e djeshme nga qeveria spanjolle. “Pirja e duhanit pa kufi … me njerëzit afër dhe pa ndonjë distancim shoqëror përbën një rrezik të lartë infeksioni,”  tha Alberto Nunez Feijoo, president i Galacias.

“Ne e dimë që kjo është një masë jopopullore për duhanpirësit,” shtoi Alberto Fernandez Villar, anëtar i komitetit klinik që këshillon qeverinë, sipas gazetës El País. “Por unë besoj se jemi në një situatë të jashtëzakonshme.”

Masa të ngjashme janë marrë në mars në Afrikën e Jugut, ku ndalimi i shitjes së duhanit u bë që në fillim të pandemisë./BBC

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU