Cigarja rrit rrezikun e vetëvrasjeve

Duhanpirësit janë më të prirur për të kryer vetëvrasje sesa ata që s’e kanë pasur këtë ves dhe fajtore duket se janë kimikatet në cigare.

cigarjaKërkimet e mëparshme kanë treguar se duhanpirësit janë më të prirur për t’i dhënë fund jetës, por mendohej se kjo ndodhte pasi edhe personat me probleme mendore janë të prirur për të pirë cigare. Tashmë kërkimet e reja tregojnë se nikotina tek duhani mund të nxisë çrregullimet mendore ose t’i rëndojë ato. Studimi bëri një krahasim mes shteteve në SHBA të cilat kanë rritur taksat mbi duhanin dhe kanë ndaluar duhanpirjen në vende publike me ato që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Përqindja e vetëvrasjeve ishte më e ulët tek vendet që praktikonin “antiduhanin”. Shtetet që kishin rritur taksat mbi duhanin dhe nuk lejonin duhanpirjen në vendet publike mes viteve 1990 dhe 2004 kishin një ulje të vetëvrasjeve me 15%.

Përfundimet u nxorën pasi analizuan politikat e duhanpirjes në shtete të ndryshme. Studiuesit thanë se duhen aplikuar më shumë kufizime lidhur me duhanpirjen dhe se përveç problemeve shëndetësore fizike që sjell pirja e duhanit, duhen prezantuar dhe problemet e shëndetit mendor.

Këto kërkime të reja, të cilat sugjerojnë rritjen e rrezikut për çrregullime mendore ose mund t’i rëndojnë ato, ndikojnë në rrezikun për vetëvrasje.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet