Cikli menstrual i vonuar, si ndikon tek jetëgjatësia?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se sa më të vonuar të jenë cikli menstrual dhe menopauza, aq më shumë shanse kanë femrat që të arrijnë moshën 90 vjeç.cikli menstrual_menopauze_jetegjatesi

Sa më shpejt të hyjë një femër në menopauzë, aq më shpejt fillon të plaket trupi dhe rritet rreziku për vdekje të parakohshme.

Ekipi i shkencëtarëve përdorën të dhënat e mbledhura nga mbi 16 mijë pjesëmarrëse në Nismën e Shëndetit të Gruas, të nisur mes viteve 1993-1998 dhe që ka vazhduar deri në gusht 2014.

Të gjitha femrat kishin lindur para shtatorit të vitit 1924 dhe 55% e tyre kishin jetuar më shumë se 90 vjeç. Pas analizimit të të dhënave, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se femrat që janë mbi 12 vjeç kur u vjen cikli menstrual, kanë 9% më shumë shanse që të arrijnë moshën 90 vjeç, krahasuar me femrat e tjera me cikël menstrual më të hershëm.

Gjithashtu, femrat që janë të paktën 50 vjeç kur u ndalen menstruacionet, kanë 20% më shumë shanse të arrijnë moshën 90% krahasuar me femrat e tjera që hyjnë në menopauzë para moshës 50 vjeç.

Shkencëtarët nuk kanë akoma një shpjegim shkencorë në lidhje me ndikimin e faktorëve riprodhues tek jetëgjatësia. Sipas autores kryesore të studimit, Aladdin Shadyab, nga Shkolla Mjekësore San Diego në Universitetin e Kalifornisë, mund të jenë gjenet ato që ndikojnë si tek fillimi i ciklit menstrual dhe menopauzës, ashtu edhe tek jetëgjatësia e një femre.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale