Cila është dieta pas festave të fundvitit

Ilma Lamçe

Me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë disa këshilla për mënyrën si duhet të ushqeheni. Kjo vjen si pasojë e abuzimit me ushqimin pasi dihet se të gjithë e teprojmë me ushqimin kryesisht me ëmbëlsirat. OBSH këshillon të ndryshohet ushqimi herë pas here, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrnave, sheqerit dhe të alkoolit.

Për të pasur një dietë të balancuar, është e rëndësishme të konsumoni  një miks ushqimesh bazë, si karbohidratet, drithërat, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Për të zvogëluar konsumin e yndyrave, sugjerohet që gjalpi të zëvendësohet me vajin e ullirit, të misrit dhe të lulediellit. Përdorni mishin e bardhë dhe peshkun.

Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.

Ushqimet duhet t’i gatuani në avull, zëvendësoni ushqimet e skuqura me ushqime të ziera ose të pjekura, sepse në këtë mënyrë ruajnë më mirë vlerat ushqyese.

Këto këshilla vlejnë për të luftuar infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë