Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Por sa fillojnë ti dalin dhëmbët e parë fëmijës tuaj (diku rreth muajit të 6-të), përkujdesuni që të gjeni një furçë dhëmbësh për fëmijë që ka kokë të vogël, me fije sintetike dhe me dorëze pak më të madhe dhe të rehatshme për dorën tuaj. (Në qoftë se fëmija juaj është i shëndetshëm dhe ende nuk i kanë dalë dhëmbët e tij të parë me mbushjen e 1 viti mos u merakosni, tek disa fëmijë ata nuk dalin deri në moshën 15 – 18 muaj).
Përderisa i pastroni në mënyrë të rregullt dhëmbët e fëmijës tuaj, ju ende nuk do të keni nevojë për pastë dhëmbësh.
Pastroni dhëmbët e tij me furçë butësisht 2 herë në ditë, në të dy anët, e brendëshme dhe te jashtme.
Pastrojani me furçë dhe gjuhën poashtu (në rast se ju lejon) për t’ia larguar bakteriet të cilat mund të shkaktojnë erë të keqe nga goja. Një fërkim i shpejtë është i mjaftueshëm.
Zëvëndësoni furçën menjëherë sapo të vini re se shpupuritet.


