Cilat fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Shoqata e Diabetit Shqipëri

Nuk ha kurrë fruta sepse kanë shumë sheqer! E dëgjon shpesh këtë frazë nga njerëzit. Edhe pse frutat përmbajnë sheqerna natyrale, ata janë të pasur edhe me vitamina, minerale dhe fibra, që i sigurojnë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore. Për më tepër, jo të gjitha frutat kanë të njëjtën përmbajtje në sheqer: disa kanë më shumë sheqer, disa të tjerë kanë më shumë fibra, që ulin indeksin glicemikë (ndikimi i sheqerit në
nivelet e glukozës në gjak). Kështu frutat janë më të mira se ushqimet e përpunuara ose ëmbëltuesit artificialë.

Nëse vuani nga diabeti, ja cilat janë frutat që duhet t’i bëni pjesë të dietës:

Frutat që duhet t’i hani më shpesh:

Frutat e pyllit: Të gjitha llojet e frutave të pyllit kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se kanë më pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak se çdo lloj fruti tjetër. Frutat e pyllit janë të pasur gjithashtu në vitamina dhe antioksidues. Shtoni fruta pylli në kos, bollgur ose përgatisni një lëng duke i përzier me fruta të tjerë.

Frutat qitro: Frutat si grejpfruti ose portokalli janë të pasur në fibra, që ndihmojnë
në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ata janë të pasur gjithashtu në vitaminë C, që ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.

Dardha: Një dardhë e masës mesatare siguron 6 gramë fibra – rreth 24% të sasisë së rekomanduar për gratë nën 50 vjeç.

Molla – Molla gjithashtu është e pasur në fibra dhe proteina. Ky frut njihet edhe për shumimin e bakterit të mirë në zorrë.

Frutat me bërthamë – Frutat si nektarina, kumbullat dhe pjeshkat kanë zakonisht indeks më të ulët glicemikë kur konsumohen të freskëta. Përpiquni të kufizoni versionet e thara.

Rrushi: Shumë njerëz mendojnë se duhet të shmangin rrushin sepse përmban shumë sheqer. Në fakt rrushi është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës B6.

Frutat që duhet t’i hani jo shumë shpesh
Siç mund të shihni në listën e mësipërme, ka një sërë frutash që mund të konsumoni pa u shqetësuar për nivelet e sheqerit. Ka gjithashtu edhe disa fruta të tjerë që mund të keni indeks të lartë glicemikë, megjithatë sërish përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese të
rëndësishme për trupin.

Disa nga këto fruta janë:
• Banania
• Ananasi
• Mango
• Frutat e thara

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin