Cilat janë infeksionet vaginale më të shpeshta tek femrat?

Nga mjekja Mirela Rista

Nëse do të përqendroheshim tek ankesat që kanë të bëjnë me infeksionet gjinekologjike, do të përmendja se  më të shpeshta janë infeksionet e rrugëve të poshtme vaginale. Këto infeksione janë edhe më të lehta për t’u diagnostikuar nëpërmjet marrjes femra gruajasë tamponëve vaginale. Zakonisht nëpërmjet këtyre tamponëve evidentohet natyra mykotike e sekrecioneve vaginale, domethënë mykozave, të cilat janë tejet problematike tek gratë.

Po kështu, infeksionet bakteriale nga streptokoku apo bakterie të tjera të ngjashme që merren zakonisht nga zorra e trashë dhe nga rrugët urinare janë gjithashtu të shpeshta.

Këto bakterie infektojnë vaginën nga trakti tretës si pasojë e moslarjes së mirë, duke u transmetuar nga zorra e trashë në vaginë. Po ashtu të pranishme janë edhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, si trichomona vaginalis, chlamidia etj. Zakonisht ankesat që paraqesin pacientët kanë të bëjnë me shtim të sasisë së sekrecioneve, ndryshime të viskozitetit të tyre përshembull tek myku sekrecionet janë të trasha si e prerë kosi etj.

Ankesa të tjera lidhen gjithashtu me aromën që kanë sekrecionet, të gjitha këto ankesa na orientojnë drejt problemit dhe shkaktarit.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale