Përgjigjet mjeku Artan Haruni:
Shenjat tipike të epilepsisë janë kontrakturat e gjymtyrëve, fiksimi i syve, ngurtësimi apo humbja e tonusit të muskulaturës. Krizat konvulsive janë të shumëllojshme. Kriza mund të jetë e lehtë thjesht me një kontrakturë të njërës nga gjymtyrët. si në rastin e krizave parciale apo fiksim i syve për disa sekonda, që shpeshherë nënvleftësohet nga prindërit pasi mendohet si diçka kalimtare. si në rastin e absencave që kërkojnë mjekim për një kohë të gjatë etj.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë. Ndër krizat konvulsive që hasen më shpesh tek fëmijët, janë ato të provokuara nga temperatura. Këto hasen në 5% të fëmijëve dhe kanë predispozicion gjenetik.


