IST, cilat janë shenjat meshkujt dhe femrat?

Arjan Harxhi (2)Përgjigjja nga mjeku Arjan Harxhi:

Tek një mashkull një infeksion seksualisht i trasmetueshëm i grupit të sindromit të uretritit që shkaktohet nga gonorreja, klamidia, trikonomosi mund të manifestohet me rrjedhje qelbi.

Ndërsa tek femrat infeksioni i qafës së mitrës apo i vaginës mund të manifestohet me sekrecione jonormale (fiziologjike), çrregullime të ciklit, dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale, me infeksioneve të tipit të sytheve gjenitale, me praninë e puçrrave në organet gjenitalet që manifestohet si sifilizi, ashtu dhe herpesi.

Këto janë ato që ne i ndajmë në sindroma të mëdha. Nëse ka ankesa të tilla, mjeku specialist duhet të investigojë për të vlerësuar këtë lloj sindromi dhe ta mjekojë.

Por në shumicën e rasteve, për shembull, infeksioni nga klamidia në 2/3 e rasteve nuk ka shenja dhe simptoma.

Prandaj është e rëndësishme që këta persona bartës pa shenja duhet të diagnostikohen dhe mjekohen, sepse përbëjnë burim infeksioni për popullatën. Prandaj kur diagnostikojmë dhe trajtojmë një pacient, duhet të menaxhojmë edhe partnerin ose partnerët, pasi është pjesë e rëndësishme e protokollit të trajtimit dhe në këtë mënyrë reduktohet infeksioziteti në popullatë. 

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca