Cilat janë shenjat e përgjithshme të kancerit?

Duhet të dini se ka disa shenja dhe simptoma të përgjithshme të kancerit. Por kini parasysh se të keni këto shenja, jo gjithnjë do të thotë se keni kancer. Por nëse keni ndonjë nga këto simptoma dhe ato zgjasin ose përkeqësohen, atëherë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun.

dita boterore e kanceritRënia e menjëhershme në peshë: Shumë njerëz me kancer humbasin peshë në një lloj pike. Nëse humbisni peshë pa arsye të caktuara, quhet humbje e pashpjegueshme e peshës. Një humbje e të paktën 5 kg mund të jetë një shenjë kanceri. Kjo ndodh më shpesh në kancerët e pankreasit, stomakut, ezofagut dhe mushkërive.

Ethet: janë të zakonshme gjatë konacerit, por më shpesh ndodhin pasi kanceri është përhapur nga vendi ku ka filluar. Pothuajse gjithë njerëzit me kancer kanë ethe në një lloj pike, sidomos nëse kanceri ose trajtimi i tij ndikon në sistemin imunitar. Më rrallë, ethet mund të jenë shenjë e një kanceri të hershëm, si kancerët e gjakut.

Sfilitja: është një lodhje ekstreme e cila nuk përmirësohet edhe pas pushimit. Mund të jetë një shenjë e rëndësishme ndërsa kanceri rritet. Por te disa kancerë mund të ndodhë herët, si për shembull te leucemia. Kancerët e stomakut ose të zorrës së trashë mund të shkaktojnë humbje gjaku që s’është e dukshme. Kjo është një lloj mënyre se si kanceri shkakton lodhje.

Dhimbja: është një simptomë e hershme tek disa kancerë, si kanceri i kockave ose i testikujve. Një dhimbje koke që nuk ikën ose nuk përmirësohet pavarësisht trajtimit, mund të jetë simptomë e një kanceri të trurit. Dhimbja e mesit mund të jetë simptomë e kancerit të zorrës së trashë ose vezoreve. Zakonisht, kur dhimbja shkaktohet nga kanceri, nënkupton se tashmë sëmundja është përhapur.

Ndryshimet në lëkurë: veç kancerit të lëkurës, ka edhe kancerë të tjerë që mund të shkaktojnë ndryshime në lëkurë. këto ndryshime përfshijnë: lëkurë më të errët, sy dhe lëkurë më të verdhë, lëkurë më të skuqur, kruarje, rritje e madhe e qimeve./Cancer.org/ Përgatiti: A.Gj.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë