Cilat janë shenjat paralajmëruese të goditjes në tru

Insulti cerebral (goditja në tru) ndodh kryesisht në moshat mbi 60 vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Njihni shenjat e rrezikut dhe veproni tani. fast goditjet ne truTesti i shpejtë është një mënyrë e mirë për gjithsecilin për të njohur shenjat dalluese të goditjes në tru. Testi i shpejtë vëzhgon fytyrën, krahët, të folurën si dhe kohën e veprimit (FAST në anglisht).

Fytyra-Ekzaminoni fytyrën. A dalloni deformim në pjesёn e gojёs? A duket pjesa e gojës si e varur? Gjatë buzëqeshjes dalloni rënie të njërës anë të fytyrës ?

Krahët-A i ngre dot individi të dy krahët? Kur dy krahët i ka të ngritura –A e ndjen njërën anë më të pafuqishme se tjetrёn?

E folura-A është e folura e tyre e paqartë? A ju kuptojnë ata juve? Nuk flasin dot? Ngatёrrojnё fjalët apo i hanë ato?

Koha-Është kritike. Nëse ju dalloni njërën prej këtyre shenjave, veproni shpejt.

Thёrrisni sa më shpejt shërbimin e urgjencës, ose shkoni te spitali më i afërt sa më shpejt. Veproni shpejt dhe kërkoni shërbimin e urgjencës mjekësore. Humbja e kohës do të thotë humbje e funksionit të trurit.

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara