Cilat janë shenjat që tregojnë se po e teproni me kafen

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Shumica e njerëzve nuk e fillojnë ditën pa një kafe. Kafja ka mjaft përparësi shëndetësore, siç janë jetëgjatësia dhe ulja e rrezikut nga demenca, por nga ana tjetër teprimi me këtë pije mund të çojë deri te efektet anësore, të cilat deri tani ndoshta edhe i keni vërejtur, por nuk i keni lidhur me kafen. Këshilla që mjekët japin nuk është të hiqni dorë nga kjo pije, por kini kujdes të mos e teproni me sasinë ditore.

-Jeni të shqetësuar

Nga teprimi me kafe bëheni dukshëm nervoz, sepse kafeina stimulon sistemin e mesëm nervor, ndërsa njëkohësisht lidh nivelin e adrenalinës, dopaminës dhe glutaminës. Këto çojnë në nervozizëm, rrahje të shpejta të zemrës dhe hidhërim.

Energjia ju bie gjatë ditës

Disa studime kanë treguar se kafeina mund të ulë produktivitetin, gjë që mund të çojë deri te sabotimi në punë.

Nevoja për të shkuar shpesh në tualet

Kafeina është diuretik, që do thotë se sa më shumë kafe të pini, aq më shpesh do të shkoni në tualet.

-Çrregullime të orareve të gjumit

Ekspertët pohojnë se kafja mund të çrregullojë gjumin. Madje edhe nëse kafen e konsumoni 6 orë para se të shkoni në gjumë, mund të ndodhë që në mbrëmje të mos flini. Kafja gjithashtu mund të çrregullojë ritmin ditor të organizmit tuaj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë