Cilat janë simptomat e andropauzës?

Përgjigjja nga mjeku Rezar Rusi

Ndryshime të funksionit seksual. Në këtë grup simptomash përfshihen: impotenca, rënie e dëshirës seksuale dhe e cilësisë së ereksionit, ereksione spontane të pakta gjatë gjumit dhe infertilitet. Në veçanti një dobësim i ereksionit gjatë natës është shenjë e uljes së nivelit të hormoneve mashkullore. Gjithashtu, mund të vërehet dhe zvogëlim i testikujve.

pacient mjekNdryshime të gjumit. Disa herë rënia e testosteronit shkakton çrregullime të gjumit që konsiston ose në pagjumësi, ose në gjumë të tepërt.

Ndryshime emocionale. Rënie e humorit, e shoqëruar me ulje të aktivitetit intelektual, lodhje, mërzitje, depresion, rënie e vetëbesimit, inatosje dhe një orientim i dobët në hapësirë.

Ndryshime fizike. Reduktim i masës muskulare dhe pakësim i forcës. Shtim i dhjamit të trupit dhe të organeve të brendshme. Ulje e densitetit të kockave e shoqëruar me osteoporoze. Si rezultat i osteoporozës mund të ndodhin fraktura të kockave. Fryrje ose zbutje e gjoksit dhe rënie e qimeve të trupit.

Megjithatë duhet pasur parasysh se disa nga këto shenja mund të shkaktohen dhe nga faktorë të tjerë përveç mungesës së testosteronit, siç janë efektet anësore të disa medikamenteve, problemet e gjendrës tiroide, depresioni dhe përdorimi i tepruar i alkoolit.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme