Cilat janë zakonet që dëmtojnë veshkat

veshkaVeshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cila janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilët janë gabimet më të shpeshta që bejmë në kurriz të veshkave:

1. Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqëndrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojne veshkat!
2. Konsumi i tepruar i kripës: konsumi mbi 6gr/ditë i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial!
3. Proteinat shtazore, sidomos të mishit të kuq: rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.
4. Alkooli: edhe pse 1 gotë verë nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë mëlçia dhe veshkat!
5. Kafeina: konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojë më shumë kafeinën dhe kripën!
6. Abuzimi me ilaçet qetësuese: shumë njerez marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është gabim sepse këto ilaçe mund të dëmtojnë rëndë veshkat dhe melçinë nëse merren në vazhdimësi.
7. Pagjumësia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumesinë, një ndër to janë edhe sëmundjet e veshkave.
8. Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.
Për të forcuar shëndetin e veshkave preferoni ushqime si zarzavatet e familjes së kryqezorëve si brokoli, lulelakra, lakra, fruta te athta si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si vezët e fshatit sidomos te bardhën, peshkun e egër, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilësor dhe agrumet! /Blerina Bombaj, dietologe

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe