Cilat sëmundje shkaktojnë erën e keqe të gojës

Era e keqeHalitoza (era e keqe e gojës) me origjinë ekstraorale (që nuk lidhet me gojën) mendohet se kryesisht shkaktohet nga ajri që del nga stomaku nëpërmjet ezofagut në hapësirën e gojës gjatë momentit të reflukseve apo dhe thjesht gjatë nxjerrjes së ajrit nga stomaku. Normalisht, ezofagu është i mbyllur në të dyja anët me sfinktera, të cilët nuk lejojnë daljen në hapësirën e gojës të lëngjeve dhe erërave të stomakut.

Por ka disa patologji të cilat japin probleme me halitozën, si psh.: pyloric stenosis dhe infeksionet nga helikobakteri pylori. Gjithashtu, mund të shkaktohen nga sinuzite kronike, infeksionet e shpeshta të bajameve dhe trupat malinje në rrugët e sipërme të frymëmarjes. Në rastet e bronkiteve, pneumonisë, abseset e mushkërisë, karcinomat e mushkërisë  shkaktojnë halitozës nga rrugët e poshtme të mushkërisë. Në disa raste halitoza e ka origjinën nga veshkat, mëlçia që janë të përfshira në sëmundjet sistemike të organizmit. Por jo vetëm kaq. Diabeti, gjithashtu, është një sëmundje që shkakton halitozën, por kjo vlen vetëm për ata pacientë të cilët nuk e kanë të kontrolluar mirë nivelin e sheqerit në gjak. Këta ankohen për një erë karakteristike prej uthulle të ëmbël, gjë që shkaktohet nga  ketonet në gjak, të cilët e japin erën në mushkëri. Kjo e fundit e nxjerr jashtë nëpërmjet ajrit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim