Cilësia e gjumit ndikon në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjeve në tru

Sipas studimeve të fundit është kostatuar se të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë në natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë gjumë në natë. Format e çrregullta të gjumit ndikojnë rëndë në shëndet dhe mirëqenie. Gjumi i varfër është i lidhur me dhimbjet e mëdha, depresionin dhe ankthin. Raportet e publikuara në Revistën Europiane konstatojnë se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

fle gjume burreCilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.

Këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm:

  • Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.
  • Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.
  • Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.
  • Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital