Cilët janë faktorët e riskut për osteoporozën?

Mosha është një faktor risku për osteoporozën. Ajo mund të shfaqet në njerëz të të gjitha moshave, por është shumë më e zakonshme në të moshuarit se te të rinjtë. Arsyeja është se me kalimin e moshës trupi zvogëlon mundësinë përthithjen e kalciumit.

KockatGjiniarreziku i një gruaje për të bërë frakturë për shkak të osteoporozës është më e madh se tek meshkujt. Gratë kanë kockë më të hollë se meshkujt e shumë prej tyre humbasin kockë më shpejt pas menopauzës. Gati 1 në 2 gra mbi 50 vjeç do të pësojë një frakturë për shkak të osteoporozës.

Menopauzahormoni estrogjen tek gratë mbron kockat. Pas menopauzës kur nivelet e estrogjenit bien ndjeshëm, rritet humbja e masës kockore. Nëse një femër shkon në menopauzë më herët, rreziku për osteoporozë rritet. Kjo ndodh edhe nëse një femër ka hequr vezoret, për shkak se vezoret prodhojnë estrogjen.

Histori familjare-studimet kanë treguar se trashëgimia luan një rol të madh në shfaqjen e osteoporozës dhe thyerjen e kockave. Nëse njëri prej prindërve ka osteoporozë ose një histori të kockave të thyera, ka më shumë gjasa për osteoporozë dhe thyerje kockash. Gjithashtu, nëse një nga prindërit ka pasur një humbje të dukshme në lartësi ose një shpinë të lakuar përpara, ka më shumë mundësi që edhe pasardhësit të kenë të njëjtën gjë.

Pesha e ulët trupore-gratë dhe burrat me kocka të vogla kanë më shumë gjasa se njerëzit e tjerë të kenë osteoporozë. Por kjo nuk do të thotë njerëzit me masë të madhe trupore nuk mund të vuajnë nga osteoporoza.

vitamina d1Marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D nëpërmjet ushqimit. Kalciumi është një mineral i rëndësishëm për eshtra të shëndetshme. Vitamina D është e rëndësishme, sepse ajo ndihmon përthithjen dhe përdorimin e kalciumit prej organizmit. Nëse nuk merret në sasi të mjaftueshme vitaminë D, ose në qoftë se trupi nuk e thith atë mirë, personi është në rrezik shumë të madh për humbjen e masës kockore dhe shfaqjen e osteoporozës. Përveç kalciumit dhe vitaminës D, për shëndetin e kockave janë të rëndësishme edhe magnezi, kaliumi dhe vitamina K. Njerëzit që kanë çrregullime gastrointestinale, kanë probleme me thithjen e vitaminave e mineraleve në organizmin e tyre dhe janë të prirur për osteoporozë.

kafe-mengjesiiMarrja e tepruar e natriumit, proteinave dhe kafeinës-dietat që kanë përqindje të larta të proteinave shtazore, natrium dhe kafeinë mund të shkaktojë humbje të kalciumit nga organizmi. Ushqimi sigurisht duhet të ketë sasinë e mjaftueshmë të proteinave, megjithatë është e rëndësishme për shëndetin e kockave që marrja e tyre mos të jetë mbi normat. Studimet tregojnë se humbja e eshtrave mund të ndodhë tek njerëzit që hanë sasi të mëdha ushqimesh që përmbajnë proteina dhe tek ata që pinë rregullisht cola e kafe.

Mënyra e joaktive e jetesës-njerëzit të cilët janë inaktive ose nuk ushtrojnë asnjë sport janë në rrezik të lartë për osteoporozën. Ushtrimet fizike ndihmojnë për të mbajtur kockat të forta.

Pirja e duhanitpirja e duhanit është e dëmshme për kockat në shumë mënyra. Kimikatet në cigare janë të dëmshme për qelizat kockore. Pirja e duhanit gjithashtu mund të vështirësojë përthithjen e kalciumit. Te gratë, pirja e duhanit pengon efektin mbrojtës të estrogjenit në mbrojtjen e kockave.

Pirja e tepruar e alkoolit. Pijet alkoolike mund të zvogëlojnë formimin e kockave, pasi pengohet thithja e kalciumit.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën