Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Sipas studimeve të drejtuara nga “Muscle Food”, të cilët kanë krahasuar harxhimin e energjisë të çdo aktiviteti në shtëpi me atë në palestër, kanë nxjerrë në pah se cilat janë punët e shtëpisë që ju tonifikojnë, forcojnë dhe dobësojnë pjesë specifike të trupit. Mos ju duket çudi që rregullimi i krevatit mund t’ju ndihmojë të digjni kalori aq sa një kilometër e gjysmë ecje.
Pastrimi i banjës: Të fërkoni vaskën apo pajisjet e tjera që ndodhen në banje me një sfungjer për gati 15 minuta do t’ju ndihmojë të digjni100 kalori. Lëvizjet që do të bëni gjatë kësaj kohe janë ideale për të tonifikuar krahët dhe shpatullat.
Hekurosja: Disa orë në javë duke hekurosur është e barabartë me një leksion Zumba apo 420 kalori. Qëndrimi në këmbë për kaq shumë kohë ju shërben edhe për të tonifikuar muskujt e këmbëve dhe krahëve.
Të fshini me fshese korrenti: Të pastroni tapetet do të thotë të digjni 90 kalori në gjysmë ore, që është e barabarte me 15 minuta kikboksing.
Të lani enët: Nëse e bëni këtë punë shtëpie çdo mbrëmje për të paktën 15 minuta, ju do të digjni 500 kalori në javë.
Burimi: glamour/http://shëndeti.com.al


