Cilët prindër janë më të rrezikuar për të pasur fëmijë autikë?

Studimi që lidh moshën me mundësinë për të pasur fëmijë autikë u krye nën drejtimin e dr. Sven Sandin, i Shkollës Mjekësore të Nju Jorkut. Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktonte nëse mosha e madhe e baballarëve ose nënave rrit rrezikun e lindjes së fëmijëve me autizëm.

AutizmiHulumtuesit shikuan normat e autizmit te 5.766.794 fëmijëve, duke përfshirë më shumë se 30.000 fëmijë me autizëm në 5 shtete (Danimarkë, Izrael, Norvegji, Suedi dhe Australinë e Veriut).

Nga rezultatet e studimit doli se mosha e prindërve kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme në të pasurit të një fëmije autik.

Studiuesit zbuluan se normat e autizmit ishin:

– 66% më e lartë tek fëmijët që lindnin nga baballarë mbi të 50-at

– 28% më e lartë kur baballarët e fëmijëve ishin mbi të 40-at

– 15% e nënave mbi të 40-at kishin rrezikun për të pasur një fëmijë autik

– 18% e nënave adoleshente nën 18 vjeç ishin të prirura për të lindur një fëmijë autik

Studimi tregoi gjithashtu se normat e autizmit rriteshin ndjeshëm kur të dy prindërit ishin të mëdhenj në moshë (mbi 30 vjeç). Nga studimi u rezultua se mutacionet gjenetike të mashkullit ulen me rritjen e moshes së tij dhe këto mutacione kontribuojnë në çlegullime të spekrit të autimit (ASD).

Nga ana tjetër, faktorët e rrezikut që lidhen me moshen e nënës mbeten të pashpjegueshme, dhe lidhen me një hendek të gjerë në mes të moshës së nënës dhe babait.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën