Cili është ndikimi i valëve celularë në sëmundjet neurologjike?

Mjekja neurologe, Jera Kruja:

Telefoni celular ka një përdorim shumë të gjerë gjatë viteve të fundit në botë dhe gjithashtu në vendin tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka ekzistuar pyetja mbi ndikimin e ekspozimit të zgjatur e të shpeshtë në fushën elektromagnetike mbi shëndetin e njeriut. Një kapitull i veçantë, me shumë interes, është edhe diskutimi mbi ndikimin e fushës elektromagnetike mbi sistemin nervor dhe patologjitë e tij.

celumar 3Ndikimi është kërkuar kryesisht në tumoret e trurit si në ato me natyrë malinje, si psh glioma edhe në ato me natyre beninje, psh shvanoma.

Para 3 vjetësh Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) ka rivlerësuar riskun e zhvillimit të një tumori malinj të trurit si pasojë e përdorimit të një telefoni celular duke e klasifikuar atë në gradën 2B. Ky rezultat është i bazuar kryesisht në dy studime epidemiologjike: një studim ndërkombëtar i shtrirë në 13 shtete (Interphone Study, 2010)  dhe një studim suedez (Hardell e bp, 2011). Studimi suedez flet për një risk të rritur kundrejt zhvillimit të gliomës nga përdorimi i telefonit celular, ndërsa studimi “Interphone” paraqet disa rezultate jo unanime në këtë drejtim duke miratuar një rritje modeste të riskut.

Një studim i zhvilluar në Korenë e Jugut (In Seok Moon e bp, 2014) mbi lidhjen e shvanomës vestibulare dhe përdorimit të celularëve arriti në përfundimin se zhvillimi i tumorit ka lidhje me anën e veshit që përdoret më shumë dhe sidomos me kohën e përdorimit të telefonit, duke pasur një përpjesëtim të drejtë ndërmjet kohës së përdorimit dhe madhësisë së tumorit.

Është vënë re edhe një lidhje ndërmjet përdorimit të celularëve dhe ankesave të tjera në lidhje me çrregullimet e gjumit etj.

Një studim mbi shoqërimin e përdorimit të celularëve  dhe periudhat e përgjumjes gjatë ditës, është kryer tek adoleshentët në Kaliforni (Nathan N, Zeitzer J, 2013) që ka konstatuar një lidhje me kohëzgjatjen e përdorimit të telefonit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak