Cili është vendi më i mirë për të lindur, spitali apo shtëpia? Ja ç’thonë studimet!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

femije ,mamDeri në gjysmën e dytë të shekullit të 20, lindja në spital ishte bërë normë në shumicën e vendeve perëndimore. Spitali  ofron monitorim dhe ndërhyrje, shumë prej të cilave kanë shpëtuar jetën e nënave dhe foshnjave në disa raste kritike.

Nga viti 1970 deri në vitin 2010, shkalla e operacioneve Cezariane në SHBA është dyfishuar – por (edhe pse të dyja janë të ulëta), rreziku që një foshnjë të vdesë gjatë lindjes mbetet i pandryshuar dhe rreziku i një nënë të vdekur gjatë lindjes gjithashtu. Në përpjekje për të shmangur ndërhyrjet e panevojshme dhe duke kërkuar një alternativë për të lindur pa qënë nevoja e operacionit çezarian, nuk është për t’u habitur se disa gra janë kthyer sërish tek lindja në shtëpi.

Por nëse një grua vendos të lindë në shtëpi, mund të ketë më shumë gjasa për të pasur komplikacione gjatë lindjes. Lindjet e paplanifikuara në shtëpi, mund të përfshijnë faktorë që e bëjnë lindjen një risk më të madh se sa mund të jetë (për shembull, lindje për shkak të emergjencave të papritura apo komplikacione tek gratë që nuk kanë pasur qasje në kujdesin e rregullt para lindjes).

Është e rëndësishme të dini se rreziku për të pasur bebe me probleme është “më i lartë” në grupin e femrave që zgjedhin lindjet në shtëpi.

Sipas përfundimeve të studimeve rreth 15% e grave që kanë planifikuar të lindin në shtëpi  kanë kërkuar më pas transferimin në spital.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare