Mishi ka qenë ushqimi i parë që në kohën kur të lashtët me gurë e me heshtë vrisnin kafshë të llojeve të ndryshme. Kalimi nga një ushqim rrënjësh e zhardhokësh në atë me mish shënoi një hap përpara në filogjenezën njerëzore. Një ushqim i fortë e i larmishëm forcoi muskulaturën e njeriut të lashtë duke e bërë atë më rezistent ndaj sëmundjeve.
A është i rëndësishëm mishi në ushqyerjen moderne?
Është e vërtetë se mishi përbën një burim të mirë jo vetëm proteinash, por edhe hekuri. Hekuri i mishit, ndryshe nga ai i spinaqit është drejtpërdrejt i shfrytëzueshëm. Kështu në 100 gramë mish gjendet e njëjta sasi hekuri sa në 5 kg spinaq.
Mishi më cilësor është ai i kafshëve hergjele ose gjysmë hergjele, s’ka rëndësi nëse pule apo viçi dhe të rritur në mënyrë ekologjike, pa përdorimin e hormoneve apo antibiotikëve.
Kullotja nëpër fusha u shërben këtyre kafshëve të ushqehen në mënyrë natyrale, rezultati: marrim mish e vezë të jashtëzakonshme.
Mënyra më e mirë për të gatuar mishin është të ziejë e të piqet sa më pak. Duhet evidentuar ai në hell. Edhe format e ndryshme të gatimit të mishit të gjallë janë të këshillueshme, por me kusht që të ndiqen rregulla mjaft të forta: mish absolutisht i sigurt nga pikëpamja higjienike, i zbutur për një orë me lëng limoni. Shëndeti në këtë mënyrë është i sigurt. /Dr. Ciro Vestita


