Cistet e vezoreve, shkak për lindjen e fëmijëve autikë?!

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Nënat të cilat vuajnë nga sindroma policistike e vezoreve janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë autikë. Në këtë përfundim ka arritur një studim suedez i kryer në vitin 2015. Ky studim është i pari që ka zbuluar këtë lidhje dhe mbështet teorinë që ekspozimi i hershëm ndaj hormoneve të seksit mund të luajë në rol të rëndësishëm në rrezikun për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.

Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me ngeljen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës së re. (Lexoni – Shenjat paralajmëruese të sindromës policistike të vezoreve).

“Zbuluam se diagnoza e sindromës policistike të vezoreve tek nëna rrit rrezikun e autizmit tek pasardhësi me 59%”, thotë autori kryesor i studimit, Kyriaki Kosidou, nga departamenti i shkencave të shëndetit publik tek Instituti Karolinska në Stokholm.

Gjatë studimit u vëzhguan rreth 24 mijë fëmijë autikë të lindur në Suedi mes viteve 1984-2007. Hulumtuesit shkencorë më pas i krahasuan ata me 200 fëmijë të tjerë pa probleme me zhvillimin mendor.

“Rreziku i autizmit është më i madh tek nënat të cilat vuajnë si nga sindroma policistike e vezoreve ashtu edhe obeziteti, një gjendje e zakonshme e kësaj sindrome që lidhet më shumë me rritjen e androgjeneve.

Androgjenët janë hormone seksuale përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu një rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror. Gratë me sindromën policistike të vezoreve kanë nivele më të larta të androgjeneve, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë