Ç’kemi të përbashkët me partnerin? Edhe ADN-në

dashuria ciftSa gjëra kemi të përbashkëta me partnerin? Më shumë sesa mund të mendohet, pasi rezulton se jemi të prirur të martohemi me persona me të cilët kemi ADN të ngjashme. Kjo gjë bëhet e ditur nga kërkuesit e Universitetit të Koloradës, në një studim të botuar në “Procedings of the National Academy of Sciences”. Shkencëtarët konfirmuan se “mekanizmi përmes të cilit zgjidhet partneri është i ndërlikuar. Ndoshta ADN-ja hyn në listën e gjatë të preferencave, bashkë me nivelin kulturor, besimin, moshën, karakterin etj”.

Ata përmbyllën se “është shumë e vështirë të vendosësh se sa gjenet tona komandojnë vendime të tilla por ajo që është zbuluar është se të martuarit janë gjenetikisht më të ngjashëm krahasuar me individë të tjerë, të përzgjedhur rastësisht. Ndoshta kjo fuqi është më e ulët krahasuar me faktorë të tjerë shoqërore, por gjithsesi është pjesë e serisë së elementeve përzgjedhëse”.

Postime të ngjashme

Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?