Çmimi ‘Nobel’ në Mjekësi u jepet tre studiuesve për zbulimin historik për Hepatitin C

Çmimi Nobel në Mjekësi është fituar nga tre shkencëtarë Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice  të cilët zbuluan virusin e Hepatitit C.

Komiteti i Nobelit deklaroi në një njoftim për shtyp të hënën se tre shkencëtarët “kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem shëndetësor i rëndë që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se janë rreth 70 milionë raste në mbarë botën të prekur me Hepatit C. Një pjesë e madhe e tyre kanë zhvilluar cirrozë ose kancer të mëlçisë.

“Është një betejë e gjatë. Hepatiti C ka shkaktuar vdekje po aq, apo në mos më shumë, se pandemia aktuale e koronavirusit”, shprehet  Gilbert Thompson, profesor në Kolegjin Imperial të Londrës.

“Falë zbulimit të tyre, sot janë të disponueshme analiza gjaku mjaft të specializuara për virusin, të cilat e kanë eliminuar në thelb hepatitin pas transfuzionit të gjakut në shumë vende, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin e njerëzve në mbarë botën”.

“Zbulimi i tyre ka ndihmuar në zhvillimin e shpejtë të medikamenteve antivirale kundër Hepatitit C. Për herë të parë në histori, sëmundja mund të kurohet, duke dhënë shpresë për eliminimin e Hepatitit C te njerëzit”.

Burimi: CNN

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet