Ç’nënkupton një qëndrim i mirë

Një qëndrim i mirë është i shëndetshëm për ju. Nëse ju pëlqen tenisi, golfi, vrapi, kërcimi, skitë apo ndonjë lloj sporti tjetër, puna me ekuilibrin do t’i rrisë aftësitë tuaja. S’jeni atlet? Atëherë thjesht ecja kërkon një balancë të mirë. Këtë kërkon edhe ngritja nga karrigia, ngjitja dhe zbritja e shkallëve, mbajtja e pakove, madje edhe kthimi për të parë mbrapa.

Qendrimi 1Qëndrimi i gabuar nuk është thjesht një zakon i keq. Arsyet e një qëndrimi të gabuar përfshijnë:

  • Muskujt jofleksibël që ulin rrezen e lëvizjes (sa larg mund të shkojë kyçi në një drejtim). Për shembull, muskujt shumë të ngurtë të kraharorit  i detyrojnë shpatullat të shkojnë para duke shtrembëruar qëndrimin tuaj.
  • Forca e muskujve ndikon në ekuilibër në shumë mënyra. Muskujt e kurrizit, legenit, vitheve formojnë një lidhje të rëndësishme mes pjesës suaj të poshtme dhe të sipërme të trupit. Nëse këta muskuj dobësohen, trupi juaj shkon para duke humbur ekuilibrin. Muskujt e poshtëm të këmbëve ju ndihmojnë të keni qëndrueshmëri kur rrini në këmbë.

Por cili është qëndrimi korrekt?

  • Mjekër paralele me dyshemenë
  • Shpatulla paralel dhe të ulura (rrotullojini shpatullat lart, mbrapa dhe poshtë për ta arritur një gjë të tillë)
  • Shpinë neutrale (domethënë jo drejtim apo harkim të sforcuar për të nxjerrë në pah vithet tuaja)
  • Krahët tuaj duhet të jenë me bërryla drejt
  • Muskujt e barkut të tërhequr
  • Vithet drejt
  • Gjunjtë drejt dhe të shohin përpara
  • Pesha e trupit e shpërndarë njësoj në të dyja këmbët (mos peshoni as në thembra dhe as në maja, por në mes të këmbës)

Kur uleni mjekra duhet të jetë paralele me dyshemenë, shpatullat, vithet dhe gjunjët të kenë lartësi të njëjtë. Gjunjët dhe këmbët të shohin drejt.

Nga Shkolla Mjekësore e Harvardit/ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet