Çngjyroset Lumi i Gjanicës! Mbetjet e naftës rrezikojnë jetën e banorëve

lumi-i-gjanices

Një katastrofë mjedisore në Lumin e Gjanicës në Fier. I gjithë lumi ka marrë ngjyrë gri, apo atë të naftës, si pasojë e mbetjeve që derdh në lumë uzina e rafinerisë së naftës në Ballsh. Lumi i Gjanicës, i cili vjen nga zona naftëmbajtëse e Ballshit, kalon përmes Fierit dhe sjell me vete edhe mbetjet hidrokarbure të dëmshme për shëndetin.

Industria e degraduar e përpunimit të naftës e ka kthyer këtë lumë në burim rreziku për fierakët. Era e rëndë e mbetjeve toksike ka përfshirë gjithë mjedisin përgjatë shtratit të lumit, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve. Flora dhe Fauna gjithashtu rrezikojnë të zhduken për shkak të helmeve./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet