Codogno merr famë në të gjithë botën: Asnjë infeksion i ri vetëm për shkak të karantinës

Pavarësisht të gjithave, ka edhe një të dhënë pozitive nga epidemia e COVID-19, që është përhapur ndjeshëm në veri të Italisë.

Infeksione të reja zero në bashkinë e Codognos, tani e famshme në të gjithë botën, pasi kishte regjistruar të parin pacient në spital nga koronavirusi.

Komentet e para erdhën nga Francesco Passerini, kryetar i bashkisë së qytetit.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që duket se është një rezultat i shkëlqyeshëm, por duam të themi se ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e kemi marrë seriozisht karantinën”, deklaroi ai.

”Sigurisht kjo është arsyeja pse ne jemi tani duke parë dëshmi të rënies për të cilën shpresonim”, theksoi Passerini.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur