Çon shokun në shkollë për 3 vjet duke e mbajtur në kurriz

Një adoleshent është cilësuar si “nxënësi më i bukur në Kinë” pasi tre vitet e fundit të jetës së vet ka mbajtur në kurriz shokun e vet të paralizuar në mënyrë që ky i fundit të mos humbasë asnjë orë mësimi.

Shoket kineze (5)Historia e djalit 18-vjeçar Xie Xu, i cili vullnetarisht kujdeset për shokun e klasës 19-vjeçar Zhang Çi, është shpërndarë në gjitha rrjetet sociale kineze dhe në mediat lokale.

Shoket kinezeGuo Çunxi, zv.drejtor i gjimnazit ku dy të rinjtë studiuan për tre vjet e cilëson historinë e tyre si “frymëzuese dhe prekëse”. Ai thotë se Xie ka dhënë shembull, duke e ndihmuar Zhangun, i cili vuan nga distrofia muskulare, një gjendje që dobëson muskujt gradualisht.

Shoket kineze1“Ata nuk janë familje, por i riu Xie e ka bërë këtë veprim për 3 vjet. Ai është nxënësi më i bukur. Ka ndikim pozitiv tek nxënësit e tjerë, të cilët gjithashtu e ndihmojnë Zhangun. Me ndihmën e tyre Zhangu nuk ka munguar asnjë ditë në shkollë.

Fotografitë e dy shokëve të postuar në rrjetet sociale kineze janë cilësuar një mesazh mbështetjeje nga publiku. Por Xie dhe Zhang nuk do të udhëtojnë bashkë dhe për shumë kohë.

Shoket kineze2Sipas Shanhaiist.com, Xie ka aplikuar për të vazhduar studimet në Institutin Politeknik.

Brenda një muaji Zhang do të japë provimet e hyrjes në kolegj dhe suksesi do t’i shohë shokët të ecin në rrugët e tyre të ndara.

Dhe ndërsa historia e tyre është cilësuar si tepër prekëse, tashmë ngrihet pyetja se ç’do të ndodhë me Zhangun kur Xie të largohet.

Shoket kineze3Sipas raportit amerikan për të drejtat e njeriut, në Kinë ende mbetet një humnerë e madhe e realitetit dhe të drejtës ligjore për mosdiskriminimin e njerëzve me aftësi të kufizuar dhe të drejtës për të qenë të pavarur.

Rreth 243.000 fëmijë me aftësi të kufizuara në të gjithë botën, nuk shkojnë dot në shkollë, ndoshta për shkak se jo të gjithë kanë një mik si Xie./Shëndet+/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë