Kryefaqja Aktualitet COVID-19/ 15 raste të reja në vend, MSHMS: 2 qytetarë në Kamëz...

COVID-19/ 15 raste të reja në vend, MSHMS: 2 qytetarë në Kamëz u infektuan gjatë një ceremonie mortore

0
Shpërndaje

15 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri, nga të cilat 10 raste janë në Tiranë, 2 në Kamëz  dhe 3 raste janë në Shkodër.

Për sa i përket rasteve në Kamëz, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se u konstatuan pozitivë pasi kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore, prandaj MSHMS bën thirrje që të evidentohen sa më shumë grumbullimet masive, si ceremoni mortore ashtu edhe ceremoni gëzimi, për të eliminuar sa më shumë transmetimin e virusit.

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.
Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit.
Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

Ku informojme se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë rreth 69 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1212 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Duke ju ftuar edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake, ju kujtojmë dy linjat falas që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion:
Urgjenca Kombëtare me numrin 127 nëse keni shenja të sëmundjes dhe linja e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)
Testime totale                         17844
Testime molekulare                15809
Testime serologjike                 2035
Raste pozitive                          1212
Raste të shëruara                       910
Raste Aktive                             269
Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           185
Krujë             22
Kamëz            14
Shkodër         14
Durrës           12
Mat                 9
Lushnje           6
Berat               2
Fier                 2
Korçë              1
Librazhd          1
Mallakastër     1

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here