“Covid-19 do të na prishë festat e fundvitit dhe për shumë vite të tjera”

Një ekspert britanik ka paralajmëruar se masat e deritanishme kundër koronavirusit janë të pamjaftueshme, kështu që duhet të përgatitemi për të kaluar festa fundviti anormale edhe për disa vite të tjera. Epidemiologu Tim Spector, i King’s College, tha se virusi do të shkaktojë probleme të mëdha edhe gjatë 5 viteve të ardhshme.

“Vitin e kaluar parashikohej që normaliteti të kthehej në fund të këtij viti, por nuk do të jetë kështu. Kemi kuptuar që vetëm vaksina nuk është zgjidhja, edhe për ato vende që kanë numër të lartë të vaksinuarish. Duhet një kombinim masash. Duhet zgjeruar programi i vaksinimit me dozën e tretë, por duhet të kuptojmë edhe që personat që marrin dozën e tretë, mund ta transmetojnë sërish virusin, kështu që do ta kemi mes nesh”, shpjegoi Spector.

Profesori britanik shtoi se për të mbajtur sa më të ulët numrin e rasteve të reja dhe viktimave, duhet të kombinojmë vaksinimin, ilaçet kundër koronavirusit dhe masat e shëndetit publik. “Por, ne nuk po e bëjmë këtë”, theksoi Spector.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet