“Covid 19 është bërë si gripi”, Brataj: Rastet janë shtuar, por s’ka vend për panik

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës , Skënder Brataj konfirmon rritjen e numrit të rasteve të infektuara me Covid 19, por është optimist dhe shprehet se tanimë koronavirusi është shndërruar një sëmundje  virale të zakonshme që mund të konsiderohet e ngjashme me një grip, pavarësisht se ka nisur të qarkullojë një nënvariant i ri i Omicronit EG5.

Ndonëse varianti i ri i Omicron por qarkullon në Angli ,SHBA dhe Kinë, ekspertët thonë se nuk ka vend për panik.

“Ka infektim më të lartë por nuk ka rritur vdekshmërinë”, tha Brataj.

Pavarësisht se Covid 19 është shndërruar  si një sëmundje e zakonshme virale, ekspertët  e shëndetit apelojnë për të pasur kujdes sidomos grupet më në risk.

“Duhet të bëjnë kujdes të moshuarit, ata me sëmundje bashkëshoqëruese”,  shtoi ai.

Qytetarët duhet bëjnë kujdes pasi jemi në prag të vjeshtës dhe mbivendosja e virozave mund të sjellë komplikacione tek pacientët./Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni