Covid-19/ Italia heq maskat e detyrueshme në ambiente të hapura

Përmirësimi i situatës me pandeminë ka çuar qeverinë italiane të rishikojë masat e saj kufizuese ndaj Covid-19. Një nga lehtësimet  qeveria italiane ka përfshirë heqjen e detyrimit për bartjen e maskave në ambiente të hapura për shumicën e situatave, duke shtuar se synon të rrisë numrin e spektatorëve që mund të hyjnë në stadiume nga 1 marsi.

Sipas rregullave të reja të shpallura nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, nga 11 shkurti deri në të paktën 31 mars, maskat do të barten vetëm në zona të mbushura me njerëz ose në vende publike.

Ministrat, Speranza dhe ministrja e sportit Valentina Vezzali  thanë në një deklaratë se nga ajo datë ata synojnë të rrisin kufirin në 75 për qind të kapacitetit për stadiumet e hapura dhe në 60 për qind për ato ku luhen lojëra të mbyllura.

Kufijtë aktualë janë 50 për qind e kapaciteteve dhe 35 për qind. Javët e fundit, numri i rasteve të reja dhe numri i shtrimeve në spital në Itali ka ardhur në rënie, por numri i vdekjeve mbetet i lartë – midis 300 dhe 450 në shumicën e ditëve.

Të martën, Italia pati 101.864 raste të reja me koronavirus dhe 415 vdekje. /TGCOM24

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal