COVID-19/ Mbi 2,5 milion të infektuar, 177 mijë viktima dhe 695 mijë të shëruar në të gjithë botën

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,5 milion, përkatësisht 2,557,993 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 177,688.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 45,343 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,648 viktima, Spanja me 21,282, Franca me 20,796 dhe Britania me 17,337.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 602 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 695,336 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma