Kryefaqja Aktualitet COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, rritet numri i pacientëve...

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, rritet numri i pacientëve në terapi intensive

0
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon qytetarëve të tregojnë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancëm, përdorni maskën në ambientet e mbyllura dhe mbani higjienën personale dhe kolektive

Mirela Cami

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

  • Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;
  • Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;
  • Ruani higjienën personale dhe kolektive
  • Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

  • Testime totale (molekulare dhe serologjike)       31,093
  • Raste pozitive                    3188
  • Raste të shëruara            1832
  • Raste Aktive                       1273
  • Humbje jete                      83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   509
  • Durrës                  215
  • Shkodër                               173
  • Vlorë                     116
  • Lezhë                    64
  • Fier                                        41
  • Elbasan                                 33
  • Korçë                    32
  • Kukës                    32
  • Berat                     24
  • Gjirokastër         17
  • Dibër                     17

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here