COVID-19/ MSH publikon shifrat: 11 humbje jete dhe 835 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, 11 persona.

MSH shprehet se në 24 orëshin e fundit janë kryer gjithsej 2 253 teste, ndërsa 835 njerëz kanë dalë pozitivë.
Sipas MSH, 329 persona janë shëruar nga virusi në 24 orët e fundit, kurs të shtruar në spitale janë 482 individë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore         835

Të shëruar ne 24 orë               329

Të shtruar në spitale               482

Humbje jete në 24 orë            11

Testime ditore                2.253

Testime totale                       188.496

Raste pozitive                      37.625

Raste të shëruara         18.481

Raste Aktive                18.346

Humbje jete                     798

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      9371

Fier          1378

Durrës     1333

Korçë      1010

Vlorë       952

Shkodër   904

Elbasan   870

Lezhë      722

Berat       621

Gjirokaster 572

Kukës      408

Dibër       205

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën