Covid-19 mund të përhapet në zemër dhe në tru, disa ditë pas infektimit

Sipas një studimi të ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, COVID-19 mund të përhapet në zemër dhe tru brenda ditëve të infektimit dhe mund të mbijetojë me muaj në organe.

Virusi mund të përhapet pothuajse në çdo sistem organesh në trup, gjë që mund të kontribuojë në simptomat e vazhdueshme që shihen te pacientët me “COVID i gjatë”, shkruajnë autorët e studimit.

Studimi konsiderohet si një nga rishikimet më gjithëpërfshirëse se si virusi kopjohet në qelizat njerëzore dhe vazhdon në trupin e njeriut.

Studiuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë morën mostra dhe analizuan indet nga autopsitë e 44 pacientëve që vdiqën pasi u prekën nga koronavirusi gjatë vitit të parë të pandemisë. Ata gjetën grimca të vazhdueshme të virusit në pjesë të shumta të trupit, duke përfshirë zemrën dhe trurin, 230 ditë pas fillimit të simptomave. “Kjo mund të përfaqësojë infeksion me grimca të dëmtuara të virusit”, u shprehën ata, gjë që është parë edhe në infeksionet e vazhdueshme në mesin e pacientëve me fruth.

Studiuesit përdorën gjithashtu një sërë mënyrash për të ruajtur indet për të kuptuar nivelet virale. Ata ishin në gjendje të rritnin virusin e mbledhur nga disa inde, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, zorrën e hollë dhe gjëndrat mbiveshkore.

“Rezultatet tregojnë se ndërsa barra më e lartë e SARS-CoV-2 është në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë, virusi mund të përhapet herët gjatë infeksionit dhe të infektojë qelizat në të gjithë trupin, duke përfshirë gjerësisht të gjithë trurin”, shkruajnë autorët e studimit./ WebMD

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat