Kryefaqja Aktualitet Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete dhe 119 raste...

Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete dhe 119 raste të reja në 24 orë

0
Shpërndaje

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

  • Testime totale                   36388
  • Raste pozitive                     4290
  • Raste të shëruara             2397
  • Raste Aktive                        1776
  • Humbje jete                       117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   893
  • Durrës                  201
  • Shkodër                               201
  • Vlorë                     100
  • Lezhë                    89
  • Korçë                    63
  • Kukës                    52
  • Elbasan                                 51
  • Fier                                        43
  • Berat                     35
  • Dibër                     26
  • Gjirokastër         22

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here