COVID-19, përkeqësohen tre prej pacientëve

Tre nga personat e konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, kanë shfaqur komplikacione gjatë orëve të fundit.

Një 57-vjeçare nga qyteti i Elbasanit, që ka qëndruar në karantinë në shtëpinë e saj është dërguar me urgjencë mbrëmjen e së hënës në Spitalin Infektiv në QSUT. Gruaja ishte vetëizoluar pas konfirmimit të të birit me koronavirus dhe ka patur simptoma të tjera, që kanë rënduar gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të familjes Sulo në Dërmënas te Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.

Babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shendetin, dhe jane nisur me autoambulancë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa pjesëtarja e tretë e familjes është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet në shtëpi.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025